Premier League do të penalizojë ata të cilët simulojnë. Federata Angleze e Futbollit miratoi penalizimet për lojtarët mashtrues që mund të dënohen me 2 ndeshje pezullim. Ky rregull hyn në fuqi prej sezonit të ardhshëm, duke i dhënë më shumë fuqi komisioneve disiplinore. Vendimi do të merret duke u bazuar në pamjet filmike që do të gjykojë rastet e dyshimta.

Situatat që do të vlerësohen do të jenë rasti ku përfitohet 11-metërsh duke simuluar apo kur përjashtohet një kundërshtar nga loja. Komisioni i Disiplinës do të ketë të drejtë edhe të anulojë kartonët që vijnë nga simulimi i kundërshtarit. Prova televizive do të penalizojë edhe sjellejn antisportive. Këto masa merren për të shmangur çdo pakënaqësi të skuadrave

 Tv Klan