transiNjë burrë i cili pagoi 10.000 stërlina për të ndryshuar gjininë e për tu kthyer në grua, kërkon të kthehet sërish në origjinë duke paguar 14.000 stërlina të tjera.

Chelsea Attonley, 30-vjeçarja e cila ka lindur mashkull e që quhej Matthew, tregon se është lodhur duke qenë grua.

Ajo rrëfen për mediat britanike se zgjimi çdo mëngjes, kujdesi i tepruar për vete, vendosja e makiazhit, takat e larta, flokët e lyer e çdo gjë tjetër që bëjnë femrat për të është bërë e lodhshme.

Chelsea tregon se do të shpenzojë 14.000 sterlina e nëse është nevoja edhe më shumë, për tu kthyer burrë sërish.

tvklan.al