pennette_quattro_formaggi_450Përbërësit për 4 persona:

400 gr makarona (Penne)

80 gr Taleggio (lloj djathi)

80 gr Parmigiano (lloj djathi)

100 gr Gorgonzola (lloj djathi)

80 rg Groviera (lloj djathi) i grirë

200 ml qumësht

Kripë

50 ml panna

Piper

Përgatitja:

Vendosim në zjarr një enë të mbushur me ujë dhe e lemë të ziejë.

Ndërkohë përgatisim djathrat që do të na duhen për salcën. Hedhim qumështin dhe panën në një tas, ose tigan të thellë dhe e vendosim në zjarr të ulët. Shtojmë djathin parmigiano të grirë hollë si dhe groviera-n. Presim në formë kubike të vogla gorgonzolan dhe taleggio-n dhe ia shtojmë lart. I përziejmë me një lugë druri derisa djathrat të kenë shkrirë, më pas shtojmë kripën dhe piperin.

Kur uji të ketë zier hedhim brenda makaronat dhe i ziejmë sipas dëshirës, (preferohen al dente). I kullojmë dhe më pas i hedhim në tiganin ku kemi krijuar salcën me djathrat.

Redaksia/e.k