Pentagoni ka kërkuar gabimisht dorëheqjen e presidentit amerikan Donald Trump. Duke shpërndarë një postim në Twitter, në profilin zyrtar të tij, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes mbështeti kërkesën për dorëheqje të presidentit.

Mjafton shumë pak për të publikuar apo për të shpërndarë gabimisht diçka në rrjetet sociale, e tashmë këtë gjë e di mirë dhe Pentagoni. Departamenti Amerikan i Mbrojtjes në fakt ka shpërndarë gabimisht një tweet të një qytetari amerikan, ku kërkohej në mënyrë të qartë dorëheqja e presidentit Donald Trump.

Momentet e tensionit kanë qenë të forta pas këtij incidenti dhe mesazhi u zhduk shumë shpejt nga profili në Twitter i Pentagonit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Mbrojtjes deklaroi se përmbajtja e atij mesazhi nuk mbështetej aspak nga departamenti, pasi lajmi nisi të bënte xhiron e botës. Pentagoni pranoi se mesazhi ishte shpërndarë gabimisht nga një prej operatorëve përgjegjës të profilit në Twitter.

Profili i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes ka më shumë se pesë milion ndjekës. Por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk ka bërë asnjë koment për gabimin e Pentagonit.

/abcnews.al