Zyrtarët e Pentagonit thonë se ata nuk kanë informacion që mund të konfirmojë njoftimet se udhëheqësi i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi ka vdekur.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani njoftoi të martën se ka informacion që konfirmon vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik.

“Sot mësuam lajmin por nuk e dime se kur apo si ka vdekur ai”

, i tha AFP-së drejtori i Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdel Rahman. /VOA