Në kulmin e krijimtarisë së tij, siç e quan kuratori Krenar Zejno, piktori shqiptar Zinni Veshi vjen nga New-Yorku në Tiranë për të prezantuar në Galerinë Kombëtare të Arteve, më së tepërmi 25 vitet e fundit të punës së tij.

Artisti shqiptar që bashkë me Bill Mensching iu besua restaurimi i murales së Bibliotekës së dytë më të madhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, asaj të New-York-ut një vit më parë, prezantohet në ekspozitën “Për tej të figurshmes” me 38 vepra në pikturë e vizatim.

Piktura e Veshit është tabloja e figurës njerëzore, e trupit, e portretit deri në zhbërjen e tyre.

 “Për tej të figurshmes” e cila zhvillohet në dy periudha, shprehjet e para në pikturë të Zinni Veshit në vendin e origjinës, Shqipërinë dhe vazhdimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e vizitueshme për një muaj në Galerinë Kombëtare të Arteve.

Tv  Klan