mourinho-Wenger

Superkupa e Anglisë ka shkuar për Arsenalin.

“Topçinjtë” e drejtuar nga Arsene Wenger kanë fituar 1 – 0 në ndeshjen e zhvilluar pasditen e së dielës përballë Chelsea të Jose Mourinho.

Golin e fitores e shënoi Chamberlain në minutën e ’24 të pjesës së parë.

Me shumë interes është parë edhe përballja e dy trajnerëve Wenger dhe Mourinho të cilët njihen për antipatinë që kanë për njëri – tjetrin.

Francezi Wenger e ka shmangur portugezin gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve.

Nuk e ka lënë me kaq Mourinho, që duke dalë nga fusha e ka flakur medaljen në shkallët e stadiumit duke gëzuar një djalë të vogël.

Tv Klan