UEFA përcaktoi gjyqtarët për takimet e Kukësit dhe Skënderbeut në kupat e Europës.

Ata kanë një përvojë të shkurtër, pasi mbajnë stemën e FIFA-s prej 2014. Takimi i Champions League, Kukësi – Sheriff Tiraspol do të gjykohet nga boshnjaku Irfan Peljto. Sfida e së mërkurës në “Elbasan Arena” pritet të jetë tepër fortë, pasi fitorja 1 – 0 me ekipit moldav e mban ende të hapur çështjen e kualifikimit për në turin tjetër.

Të enjten do të jetë radha e Skënderbeut që do të presë Kairat Almaty në Korçë. Barazimi 1 – 1 në sfidën e parë e luajtur në Kazakistan i jep shpresë ekipit korçar për të vijuar në Europa League.

Takimi do të gjykohet nga danezi Jens Maae. Ai ishte gjyqtar kryesor pak ditë më parë në takimin mes Prishtinës dhe Norrkoping në Mitrovicë. Kukësi dhe Skënderbeu janë shpresa e fundit për kampionatin shqiptar që të mos humbasë më pikë në renditjen e UEFA-s.

/Tv Klan