arbitri-shq-arm

Arbitri i ndeshjes mes Shqipërisë dhe Armenisë do të jetë spanjolli David Fernandez Borbalan. Ai konsiderohet si një nga arbitrat më të mirë të kampionatit spanjoll.

Me një eksperiencë 5-vjeçare si arbitër i FIFA-s, Borbalan njihet për autoritetin e tij në fushën e lojës. Vetëm gjatë këtij sezoni ai ka gjykuar sfida të rëndësishme në Spanjës, si Valencia – Barcelona apo Barcelona – Atletik Bilbao.

Po ashtu, UEFA i ka besuar disa ndeshje të Champions League, si ajo mes Gallatasarait dhe Arsenalit.

Tv Klan