Demir Hyskja, aktori që i dhuroi teatrit dhe kinemasë shqiptare mbi 100 role, është përcjellë për në banesën e fundit.

Të gjithë famijarët, të afërmit, miq e bashkëpunëtorët kanë patur mundësi të bëjnë homazhe për aktorin 79 – vjecar në teatrin Skampa të qytetit Elbasanit, ku Hysko lindi dhe vdiq një ditë më parë në shtëpinë e tij.

Tinka Kurti e Luftar Paja e vlerësojnë dhe e kujtojnë kështu kolegun e tyre, përkrah të cilit kanë luajtur dhjetra role.

Ndërsa u vu re mungesa e Ministres së Kulturës, në nder të Hyskos bëri homazhe dhe Kryeparlamentari Ilir Meta.

Demir Hyskja mbante titullin “Artist i Merituar dhe i Popullit”, si dhe ishte nderuar me dekoratën “Naim Frashëri” i klasit të parë.

Tv Klan