Qytetarë, politikanë, kolegë, miq, të afërm e familjarë, i kanë dhënë mesditën e sotme lamtumirën e fundit deputetit Gjovalin Kadeli.

Ai u  nda nga jeta në moshën 53 – vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Ceremonia mortore u zhvillua pranë familjes, ndërsa janë mbajtur homazhe nga Kuvendi pranë varrezave të Manatisë.

Kryeparlamentari Ilir Meta në fjalën e rastit tha se kujtimi i Gjovalin Kadelit do të jetë i paharruar, ndërsa nuk mbajti dot as emocionet teksa i jepte lamtumiren.

Koleget e tij e kujtojnë si një person të lidhur fortë me njerëzit. Preç Zogaj e Lefter Koka  u shprehën së Kadeli do t’i mungojë Lezhës dhe politikes shqiptare.

Gjovaloin Kadeli vuante nga një sëmundje e rende për të cilën u trajtua në Itali. Ai do të mbahet mend për kontributin në jetën parlamentare, ku ka ushtruar funksionin e deputetit në dy legjislatura.

Tv Klan