Një 37 – vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur. Sëbashku me të, në pranga ka përfunduar edhe një vajzë 17 – vjeçare, e cila dyshohet si nxitëse për kryerjen e këtij akti.

Kështu, në pranga përfundoi Dritan Toska dhe adoleshentja K. H, të dy banues në Tiranë.

Policia sqaron se ka qenë vetë e mitura me iniciale S. Sh, e cila ka bërë kallëzim në Komisariatin e Policisë Nr 2.

37 – vjeçari Toska mësohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me S. SH, pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga 17 –vjeçarja K. H.

Kjo e fundit dyshohet gjithashtu se e ka nxitur të miturën të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë ,me qëllim përfitim monetar./tvklan.al