Njëzet e nëntë persona janë paraqitur në gjykatë dhe do të përballen me një total prej 170 akuza që lidhen me shfrytëzimin seksual të 18 fëmijëve.

27 burra dhe 2 gra u shfaq para një gjykatësi në Gjykatën e Huddersfield Angli,  pasi mbi ta rendojnë akuzat si, përdhunim, trafikim, aktivitet seksual me fëmijë, neglizhencën dhe rrëmbimin e fëmijëve, si dhe për trafik droge.

Të pandehurit u përballën me një protestë jashtë ndërtesës së gjykatës, ku më shumë se 20  policë ishin në gatishmëri.

Veprat penale datojnë që nga viti 2004 deri në vitin 2011 dhe abuzimet seksuale fillonin nga fëmijë të moshës 11 vjeç deri në moshën 18 vjeç./tvklan.al