Një 14 – vjeçare ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi përdori telefonin në tualet.

Madison Coe, ishte duke bërë dush në tualetin e shtëpisë e saj në Lovington, New Mexico dhe tentoi të karikonte telefonin në një nga prizat e banjës, por ai bëri masë.

 Sipas familjes së saj, 14 -vjeçarja ka vdekur menjëherë, sapo vendosi telefoni në karikim gjatë kohës që ishte duke bërë dush.

Gjyshja e saj, Donna O’Guinn, mes lotësh ka thënë për gazetat loakle se kjo ishte një ngjarje e tmerrshme dhe nuk mund ta besonte se mbesa e saj ka ndërruar jetë.

Ajo shpreson që ky aksident do të jetë një mësim për të tjerët në të ardhmen.

“Kjo është një tragjedi dhe të gjithë duhet të tregojnë kujdes në mënyrë që të mos i ndodhë asnjë njeriu  tjetër

”, ka thënë ajo./tvklan.al