hormonetFermat që përdorin hormone apo nivel të lartë presticidesh  për prodhimin e produkteve bujqësore do të mbyllen. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka nisur kontrollin në të gjithë vendin për të ndaluar abuzimet që mund të bëjnë fermerët me cilësinë e produkteve.

Specialistët e AKU kanë mbledhur kampionet për t’i analizuar në laboratorët përkatëse.

Për të rritur sigurinë ushqimore në të gjithë vendin, do të ngrihen laburatorët e kontrollit të cilësisë së produkteve  në çdo drejtori rajonale.

Pas kontrolleve,Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të pajisi me çertifikatë cilesie ato ferma që plotësojnë kushtet e sigurisë ushqimore.