Dy shqiptarë trafikantë droge kanë rënë në pranga të policisë italiane. Sipas mediave italiane, dy të arrestuarit rezidentë në Lucca, Itali, përdornin fëmijën e njërit prej tyre për të mbuluar trafikun e paligjshëm të drogës.

Ata e mbanin me vete fëmijën për të mos tërhequr vemendjen e policisë dhe për të shmangur dyshimet e tyre. Të arrestuarit trafikonin drogë mes provincave Pistoia dhe Lucca.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre policia ka gjetur dhe sekuestruar 115 gramë kokainë të fshehur në anën e pasagjerit. Dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim, ndërsa seanca gjyqësore është caktuar me 3 Gusht.

Sipas policisë, dy shqiptarët nuk janë tregtarë droge që veprojnë vetëm mes këtyre dy provincave,  por dyshohet se ata përfshijnë një rrjet më të gjerë shpërndarjeje./tvklan.al