Përfaqësuesja e volejbollit të femrave u rikthye me fitore në aktivitetet kontinentale. Vajzat kuqezi mundën dje skuadrën polake me rezultatin 3 – 2, në sfidën e vlefshme për Ligën Europiane, në turneun që po mbahet në Durrës.

Përballja nisi me humbjen e setit të parë, por më pas skuadra e Altin Mërtirit mori situatën në dorë. Sfida nuk ishte e lehtë, pasi zgjati më shumë se 2 orë dhe u përcaktua në setin e fundit.

Përfaqësuesja e volejbollit të femrave do të luajë sot në orën 18:00 me Sllovakinë po në pallatin e sportit “Ramazan Njala” të Durrësit. Sllovaket u mundën dje nga përfaqësuesja bjelloruse 3 – 2 me sete.

Tv Klan