Një dyqan i një kompanie telefonike celulare është grabitur mbrëmjen e ditës së premte në Tiranë. Grabitja ka ndodhur në “Rrugën e Durrësit”.

Burime nga policia e kryeqytetit kanë thënë për tvklan.al se një person është futur brenda në dyqan dhe ka marrë një telefon celular. Ai nuk ka qenë i maskuar dhe as i armatosur.

grabitja 2 ok

Pasi ka marrë telefonin është larguar me vrap. Policia ka mundur ta identifikojë dhe burime kanë thënë se është një nga personat e liruar nga amnistia e fundit./ tvklan.al