Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së dielën në rreth orës 22.20, në vendin e quajtur Ferma Aliaj, në rrugën Koplik – Bajzë, Malësi e Madhe.

Një automjet Crysler me targë AA226HO, që drejtohej nga

32 – vjeçari K. T

është përplasur me një Land Rover me targë AA381AR, me drejtues 39 – vjeçarin

K. V, 39 vjeç, dhe pasagjer F. L, 27 – vjeç.

Për pasojë  kanë mbetur të plagosur rëndë dy personat që ndodheshin në Land Rover,  K. T dhe F. L. Ata janë dërguar në spitalin e Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

I lënduar ka mbetur edhe 32 – vjeçari K V. i cili gjithashtu ndodhet në spitalin e Shkodrës, jashtë rreziku për jetën.

Policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al