Tre automjete janë përfshirë nga flakët rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lagjen numër 6 të Durrësit.

Burime të policisë së këtij qyteti sqarojnë se fillimisht në flakë është përfshirë një makinë Benz i parkuar dhe më pas janë djegur pjesërisht edhe dy automjete të cilat ndodheshin të parkuara pranë Benzit.

Paraprakisht nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri, ndërsa nuk bëhet e ditur as në pronësi të kujt është automjeti i përfshirë fillimisht nga flakët.

Policia thotë se po punohet për përcaktimin e shkaqeve./tvklan.al