Dy banesa janë përfshirë nga flakët mbrëmjen e shkuar në dy fshatra të ndryshme në Mallakastër e Patos.

Në fshatin Mushonjë të Mallakastrës rreth orës 22.30, një banesë me 2 hyrje, në pronësi të 2 vëllezëve me inicialet N.L, 69 vjeç dhe P.L, 66 vjeç është përfshirë nga flakët. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndije elektrike.

Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar brenda pak minutash në vendngjarje, por nuk kanë mundur të shpëtojnë çatinë dhe orenditë shtëpiake.

Ndërsa në fshatin Drenije të Patosit, një kasolle e vjetër është përfshirë gjithashtu nga flakët. Kjo kasolle, sqaron policia, është në pronësi të Mane Lazaj.

Zjarrfikëset arritën të shpëtonin shtëpinë e këtij të fundit që ndodhej afër magazinës. Shkak për rënien e zjarrit në këtë rast, dyshohet të jetë bërë një sobë e lënë ndezur.

Në të dyja rastet fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz./tvklan.al