Konispol- Tre makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të diele. Sipas burimeve të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:13, në fshatin Shëndëlli, Konispol.  Automjeti tip Volkswagen me targë AA 193 NR, në pronësi N.L, automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR, në pronësi të D.L dhe automjeti tip Citroen me targë NHK 9114, në pronësi të V.M janë përfshirë nga flakët nga ku mjeti i parë i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse.

Grupi hetimor po punon për dokumentinim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al