Një zjarr përfshiu stadiumin e Shanghai Shenhua mëngjesin e së martës. Flakët u përhapën në pjesën e jashtme të arenës së futbollit në qytetit kinez.

Fatmirësisht nuk pati të lënduar. Tribunat dhe fusha nuk janë prekur nga zjarri. Autoritetet lokale po hetojnë për të gjetur shkaqet.

Shanghai Shenhua është një ekip që ka afruar shumë lojtarë të njohur mes tyre edhe më i paguari në botë argjentinasi Tevez.

Tv Klan