Një apartament në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

Sipas policisë, zjarri ka rënë rreth orës 16:30 minuta dhe  menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore dhe zjarrfikëse, të cilët mundësuan shuarjen e flakëve.

Apartamenti në pronësi të B.Gj ishte në katin e dytë të një pallati. Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjë person.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të marrjes flakë të apartamentit./tvklan.al