Një automjet është përfshirë nga flakët këtë pasdite. Makina, një Alfa Romeo me targë TR 3661 L, është gjetur në flakë në afërsi të Qafë Kasharit.

Pronari i mjetit me letra rezulton shtetasi M, por nuk dihet ende kush ka qenë në momentin që automjeti është përfshirë nga flakët.

 Burimë paraprake thonë se drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja. 

Aktualisht në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për identifikimin e pronarit të mjetit, si dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./tvklan.al