Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së martës në qytetin e Durrës. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30, në lagjen Nr.13, Plazh.

Sipas policisë, mjeti në fjalë, tip Benz është në pronësi të një 26 – vjeçari me iniciale S.P. Ai është përfshirë nga flakët ndërkohë që ndodhej i parkuar dhe është djegur pjesërisht.

Paraprakisht, dyshimet e policisë janë se shkak mund të jetë bërë një shkëndijë elektrike në automjet. Megjithatë, materialet për këtë rast i kanë për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës./tvklan.al