turistet ceke

Instituti i mjekësisë Ligjore në Tiranë ka përfunduar autopsionë për dy turistët çek, të vrarë dy ditë më parë.

Sipas këtij raporti Michael Svatos ka marrë një plumb në kokë dhe disa në trup, ndërsa Ana Kasinova ka marrë një plumb në kokë.

Sipas ekspertëve predhat që kanë marrë në kokë kanë sjellë vdekjen e menjëhershme të çiftit.

Trupat e dy të rinjve sipas mjekëve ligjorë kanë dhe disa plagë të tjera në trup të shkaktuara nga plumbat, pjesë metalike dhe xhami si dhe nga përmbysja e makinës.

E gjithë ekspetiza është kryer në prani të autoriteve çeke, ku një përfaqësues i Ambasadës së këtij vendi  ka marrë pjesë në autopsi.

Nga Ministria e Drejtësisë u tha zyrtarisht se, ka përfunduar çdo veprim me trupat e turistëve.

Aktualisht viktimat ndodhen ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë dhe pritet që familjarët apo përfaqësues të Ambasadës Çeke të kryejnë tërheqjen e trupave.

Puna e ekpertëve është fokusuar tashmë tek arma e gjetur në brendësi të makinës. Ajo është dërguar për ekzamin në policinë shkencore. Vetëm pas përfundimti të këtij veprimi do të shihet nëse të gjitha predhat e gjetura në vendin e ngjarjes kanë dalë nga e njëjta armë.

Pas mbërritjes së kësaj përgjigje do të vërtetohet nëse ka patur persona të tjerë që kanë qëlluar drejt makinës më të cilët udhëtonin dy të rinjtë.

Michal Svatos punonte zjarrfikës në vendin e tij, por pasioni për natyrën, motorin dhe destinacionet e veçanta nëpër botë nuk e kushtëzonte të riun nga Çekia t’i eksploronte ato.

“Ishte zjarrfikës me trup dhe shpirt, i cili gjithmonë ofrohej për të ndihmuar të tjerët”, – thonë kolegët e tij .Vdekja tragjike dhe e papritur gjatë pushimeve në Shqipëri i ka hidhëruar mjaft kolegët, në vlerësimet e të cilëve Michaeli ishte një mik i rrallë.

“Do t’i mungojë gjithë kolegëve një zjarrfikës i shkëlqyer, një bashkëpunëtor i besueshëm dhe jo më pak, një shok i mrekullueshëm”, thonë miqtë me të cilët 27-vjeçari punonte zjarrfikës.

Michal ka udhëtuar me makinën e tij në Mongoli, ndërsa para saj ka qenë në Ukrainë. Sipas miqve të tij, ai shkonte në destinacione të tilla i vetëm, pasi i pëlqente të zbulonte natyrën.

Tv Klan