Përfundon “Fate të Kryqëzuara”, cili është fundi që i pret personazhet?



Këtë të shtunë, pas pothuajse dy vitesh, përfundon transmetimi i një prej serialeve më të ndjekur në Tv Klan, “Fate të Kryqëzuara”.

Një prodhim nga “Endemol” bazuar në një best-seller!

Seriali Nr. 1 në Turqi duke thyer çdo rekord audience dhe më i shituri jashtë vendit në vitet e fundit u ndoq tej mase edhe në Shqipëri përmes ekranit të Tv Klan.

Seriali “Fate të Kryqëzuara” shpjegoi dashurinë e madhe të Xhihanit dhe Gylserenit, të cilët në mënyrë të pandërgjegjshme kishin rritur fëmijët e njëri-tjetrit, dy aksidente në kohë të ndryshme që ndërlidhën jetën e 6 personave, duke u ndryshuar përgjithmonë jetën dhe ëndrrat.

Këtë të shtunë shikuesit do të ndjekin episodin e 283-të dhe të fundit.

Çfarë do të ndodhë në episodin e fundit?

Pas trajtimit, më në fund Xhansu është shëruar plotësisht.

Hazall bën gati valixhet për t’u arratisur. E shqetësuar kur mëson këtë të vëretë Dilara telefonon Xhihanin.

Përse Asuman vazhdon afrimitetin e saj me mikun e Damirit?

Policia do të arrestojë Damirin. Për çfarë akuzohet ai? Asuman i rrëfen gjithçka Dilarës dhe Xhihanit.

A do të mundet Hazall të kuptojë se kush është Damir në të vërtetë?

Kanë kaluar tre muaj. Xhihan ka marrë një vendim pa kthim pas.

Cili është fundi që i pret personazhet?

Për të gjitha këto, të shtunën në orën 20:05 në ekranin e Tv Klan.

/tvklan.al

Kategori
FATE TE KRYQEZUARATe funditTë gjitha
1 Koment
  • Kejsi
    11 Tetor 2017 at 19:47
    Përgjigju

    Ama na the info kete e jep edhe reklama !!!!!!!

  • Përgjigju

    *

    *






    Emisione