Kuvendi shpall vakancën për Prokurorin e Përkohshëm

PD: Antikushtetuese! Është kompetencë e KLP


Kuvendi shpall zyrtarisht vakancën për vendin e Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm. Ky vendim vjen pasi Komisioni i ligjeve miratoi vetëm me votat e mazhorancës hapjen e procedurave.

Opozita e quajti antikushtetues këtë veprim të mazhorancës dhe braktisi mbledhjen përpara votimit.

Socialistët hapën procedurën për zgjedhjen e zëvendësuesit të kryeprokurorit Adriatik Llalla me argumentin se atij i ka përfunduar mandati 5-vjeçar dhe nuk ka asnjë hapësirë ligjore për shtyrjen e tij.

Me ndryshimet kushtetuese kryeprokurori zgjidhet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë për një mandat 7-vjeçar dhe votohet nga kuvendi me 84 vota. Por në kushtet kur ky Këshill nuk është ngritur ende për shkak të mungesës së kandidaturave nga shoqëria civile, mazhoranca i referohet dispozitës kalimtare nr. 109 e cila parashikon zgjedhjen e një Prokurori të përkohshëm.

Por këndvështrimet mes palëve ndahen për një presje. Sipas Oerd Bylykbashit, Neni 109 nuk është i aplikueshëm pasi ai parashikon zgjedhjen e një Prokurori të Përkohshëm vetëm kur Prokurorit në detyrë i ndërpritet mandati para kohe dhe aktualisht – thotë ai – nuk jemi në këto kushte.

Argumentet ligjore që sjellin perfaqësuesit e mazhorancës me atë të opozitës nuk përputhen në asnjë pikë.

Pavarësisht se të dyja palët kërkuan reflektim, socialistët për ta zgjedhur së bashku prokurorin e përkohshëm dhe opozita që komisioni të mos e ndërmarrë këtë hap, komisoni vetëm me votat e anëtarëve të mazhoracën vendosi që për 5 ditë të gjithë kandidatët e interesuar të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm. Më pas do të ketë një seancë dëgjimore dhe kandidatët që plotësojnë kriteret t’i çohen parlamentit për votim.

Kryeministri Rama i kërkoi opozitës të ulen në një tryezë për një pakt kombëtar për integrimin, ku pikënisje të jetë zgjedhja me konsensus e prokurorit të përkohshëm, duke nënvizuar se mazhoranca mund ta votojë atë edhe e vetme me shumicë të thjeshtë. Këtë pozicion kryeministri e përforcoi këtë të enjte, duke folur për mediat gjatë vizitës së tij në Bullgari.

Rama thotë se ftesa e tij drejtuar opozitës, përfshirë dhe ajo për prokurorin e përgjithshëm, është në funksion të hapjes së negociatave.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*