Rikonstruksioni i kopshtit numër 64 , në zonën e Fushës së Aviacionit ka përfunduar. Tashmë fëmijët që e frekuentojnë kanë mjedise bashkohore. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, siguroi se brenda këtij viti 23 kopshtet ku po punohet, do të kenë të njëjtat standarte.

Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë:

“Ky vit do të mbahet mend si viti i fëmijëve në Tiranë. Jo vetëm se do të mbarohen të gjitha kopshtet, por sepse do të mbarojmë këndin e lodrave te Liqeni, do të mbarojmë gjithashtu këndin e lodrave në të 11 njësitë urbane të Tiranës, aty ku dhe përqendrimi i fëmijëve është më i madh”

.

Veliaj njoftoi se në rrugën “Mine Peza” po punohet për ndërtimin e këndit të lojrave, ndërsa pritet që të nisin edhe zonën e Maternitetit të Ri.

Tv Klan