Lundra dhe Farka tashmë lidhen mes tyre nëpërmjet rrugës së asfaltuar me trotuare dhe parametra bashkëkohor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, teksa pa nga afër këtë investim u shpreh se bashkia ka tashmë një plan për rrugët lidhëse mes fshatrave.

Erion Veliaj:

Ky është një investim i cili ndihmon lidhjen mes zonës së Lundrës dhe Farkës, për 3 mijë banorë që kanë zgjedhur të jetojnë këtu. Kemi një plan rrjetesh që lidhin fshatrat në Petrelë, Bërzhitë, në Krrabë, sidomos me rrugën kryesore që lidh Krrabën me autostradën Tiranë-Elbasan.

Investimi në infrastrukturë për zonat periferike, gjithashtu ka ndikuar në rritjen e vlerës së pronës sipas kryebashkiakut. Ai falënderoi qytetarët për korrektesën në pagimin e taksës së pronës, e cila ka arritur në 93%./ TV KLAN