samitiSamiti i fundvitit të liderëve të Bashkimit Europian, në mënyrë surprizë ka përfunduar në vetëm një ditë.

Në Bruksel është vendosur që plani i investimeve prej 315 miliardë eurosh në infrastrukturë të nisë zbatimin e tij prej qershorit të vitit të ardhshëm.

Liderët kanë rënë dakord që paralelisht me forndet e BE, që do të jenë vetëm 21 miliardë, pjesa tjetër e financimeve të gjendet nga burimet private.

Samiti ka diskutuar intensivisht edhe për situatën në lindje të kontinetit, dhe ka vendosur që investimet europiane të ndalohen në Krime, veçanërisht marrëveshjet në fushën e turizmit.

Megjithatë, lidershipi europian do të vijojë të jetë i angazhuar diplomatikisht me Rusinë për një zgjidhje afatgjatë të krizës ukrainase.

Tv Klan