Veliaj: U shërbejmë të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike

Peza ka në shërbim të nxënësve këtë Shtator 4 shkolla të reja. Punimet për përfundimin e shkollës në Pajan në Njësinë Administrative Pezë u inspektuan nga kryebashkiaku Erion veliaj.

Duke u bashkuar si njësi administrative e Tiranës, sigurisht, investimet u rritën dhe krejt papritur nga komunë, kjo njësi ka një fuqi më të madhe ekonomike se sa kur mbahej vetëm me taksat e vogla modeste të Pezës. Filozofia e kryeministrit ishte që, fatkeqësinë e tërmetit, ta kthenim në një mundësi të jashtëzakonshme për rindërtim, edhe për të prodhuar realisht xhevahire”.

Veliaj theksoi se pavarësisht debateve, Bashkia ka treguar se u ka shërbyer të gjithëve, pavarësisht bindjeve politike.

Detyra jonë është t’u shërbejmë të gjithëve, pastaj secili ka shijen e tij: dikush e do shkollën e verdhë, dikush e do blu. Prandaj, nuk duhet ta humbim fokusin me debate të kota, çfarë i pëlqen njërit, çfarë i pëlqen tjetrit, por me debatin më të rëndësishëm: a u shërbejmë të gjithëve? Përgjigjja është po! Me këtë shkollë u shërbejmë të gjithëve, nuk kanë rëndësi bindjet”.

Shkolla e re është e ndarë në dy korpuse, ku një pjesë i dedikohet parashkollorit me dy klasa mësimore, ndërsa ka edhe pesë klasa mësimore, katër laboratore dhe një sallë leximi.

Tv Klan