Ka përfunduar takimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha me aleatët në selinë e PD.

Nesër në orën 18:00 PD do të mbledhë grupin parlamentar. 7 Maji është dita e fundit që Rama pret për negociata për zgjidhjen e krizës.

Në selinë e PD bisedua për protestën që do të mbahet më 13 maj, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Kjo protestë do të zëvendësojë marshimin që ishte planifikuar të ndodhte nesër në Kavajë, në rast se do të procedohej me zgjedhjet.

Kjo protestë u paralajmëruar një ditë më parë nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili mbetet i palëkundur në kërkesat e tij për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme./tvklan.al