Pak pas përfundimit të takimit me Zv/kryeministrin Niko Peleshi, banorët e Zharrëzës janë përplasur me policinë, pasi ata nuk i lejuan të ngrenë çadrat para ministrisë së Energjetikës.

Policia ka ndërhyrë dhe nuk i lejon protestuesit nga Zharëzi të ngrenë çadra me argumentimin se ata nuk kishin marrë leje.

Banorët e Zharrëzës thanë se kishin rënë dakord me Peleshin për plotësimin e kërkesave, por këmbëngulën se “nuk do të largohemi nga protesta pa u miratuar nga qeveria vendimi për plotësimin e kërkesave tona.”

Ata kërkojnë ekspertë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në shtëpitë e tyre nga shpërthimet në zonën e Zharrëzës.

Mësohet se palët janë dakordësuar edhe për një takim tjetër në ditët e ardhshme. /tvklan.al

Në përditësim…