THACI-DACICKa përfunduar pozitivisht, por ende pa një marrëveshje takimi i sotëm mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i 22-ti që prej prillit të vitit të kaluar.

Pas bisedimeve, Hashim Thaçit deklaroi se palët kanë përafruar qëndrimet e tyre për sistemin e drejtësisë dhe strukturave të sigurisë, për komunitetin serb në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë së Prishtinës tha, gjithashtu pas takimit, se të gjitha këto çështje janë diskutuar dhe përafruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit dhe se në të ardhmen e afërt pritet finalizimi i tyre me një marrëveshje konkrete. Për palën kosovare, hierarkia dhe funksionimi i organeve të drejtësisë dhe sigurisë duhet të integrohen tërësisht në institucionet ekzistuese, duke krijuar një sistem unik në këtë fushë.

Edhe shefja e Politikës së Jashtme të BE, baronesha Eshton në një deklaratë pas takimit ka theksuar se palët kanë përparuar shumë në këtë drejtimi dhe se në takimin e ardhshëm do të mundësohet nënshkrimi i akordit për çështjet e drejtësisë dhe sigurisë.