Ka përfunduar votimi për referendumin për ndryshimet kushtetuese të propozuara nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan në Turqi.

Agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu” tha se votimi në të gjithë vendin ka përfunduar në orën 17:00 me orën lokale (16:00 me orën shqiptare).

Rreth 55 milionë votues turq në 81 provinca kishin të drejtë vote në referendumin kontraversial që parashikon kompetenca shtesë për presidentin Erdogan dhe ndryshim sistemi, nga parlamentar në presidencial.

“Hurriyet” tha se deri në më tani janë hapur dhe numëruar 18 për qind e kutive, porse rezultatet do të bëhen të ditura vetëm pas orës 21:00, ose më herët nëse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve heq embargon.

Tre të vrarë në një shkollë ku votohej për referendumin

Tre persona janë vrarë sot në një incident mes dy kampeve në Diyarbakir, qytetin verilindor të Turqisë i banuar kryesisht nga kurdët.

Fillimisht media raportoi se dy persona ishin vrarë dhe një ishte plagosur rëndë në përplasjen me armë në shkollën ku votohej për referendumin, por më pas edhe i treti humbi jetën në spital. /tvklan.al