59 766 votues ose 57.5% e anëtarësisë dhanë verdiktin për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike, sipas të dhënave që deklaroi Komisionin i Organizimit të zgjedhjeve në përfundim të procesit te votimit . Veç bojkotit nga një pjese e madhe e demokratëve që i cilësojnë këto zgjedhje si farsë, ankesa për procesin shfaqi para mbylljes se votimit edhe Eduard Selami, i vetmi kandidat përballë Lulzim Bashës në këtë garë.

Eduard Selami

“Probleme që kanë të bëjnë si me ndërhyrjen e disa kryetarëve të degëve kanë bërë presione dhe i kanë kërkuar anëtarëve që të votojnë për Bashën. Kjo është një shkelje e rregullave të lojës. Në mjaft nga këto qendra votimi fotografia e zotit Basha është e varur në qendrën e votimit. Në këto kushte ku jemi do të ishte më mirë që numërimi të bëhej në degët e rretheve.”

Parregullsitë gjatë procesit të votimit u pranuan edhe nga Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në Partinë Demokratike, por sipas tij ato kanë qenë të paqëllimta. Më herët nga selia blu, kryetari i vetëngrirë, Lulzim Basha foli për një proces demokratik nga ku Partia Demokratike do te dale me e bashkuar.

Lulzim Basha

Jam i bindur se Partia Demokratike dhe demokratët dalin nga ky proces më të fortë, më të bashkuar dhe gati për t’u kthyer në forcën e vetme që përfaqëson të ardhmen e shpresën e çdo shqiptari të ndershëm në këtë vend.”

Një ditë më parë Lëvizja për Ringritjen e Partisë Demokratike kërkoi nga demokratët të mos marrin pjesë në një proces farsë ku i vetmi interes sipas tyre është ambicia e Lulzim Bashës për të mbajtur karrigen e kryetarit.

Tv Klan