Pas fitores historike ndaj Gjermanisë, përfaqësuesja japoneze kërkon që të surprizojë sërish

Japonia vazhdon përgatitjet për takimin e dytë të Katar 2022 kundër Kosta Rikës.

Futbollistët e përfaqësueses aziatike, që surpizuan me fitoren e jashtëzakonshme kundër Gjermanisë me përmbysje, tani shpresojnë që të marrin një tjetër triumph.

Autori i golit të parë kundër “Pancerave”, Ritsu Doan, i cili aktivizohet te klubi i Bundesligës, Fc Freiburg, u tha gazetarëve se ata ishin të fokusuar në takimin e radhës.

 “Fitorja ndaj Gjermanisë na gëzoi, e quaj historike, por është e kaluar. Tani do të përgatitemi për takimin e radhës ndaj Kosta Rikës. Por jemi me këmbë në tokë”, është shprehur sulmuesi i Japonisë Ritsu Doan.

Japonia kurrë nuk ka arritur që të kualifikohet në të 16-at e kompeticionit në gjashtë paraqitjet e tyre të fundit. Edhe pse në botërorin e fundit në Rusi ishin shumë pranë.

Mbrojtësi Juto Nagatomo kërkon kujdes nga ekipi për përballjen e radhës.

 “Kosta Rika u shkatërrua nga Spanja në takimin e parë. Por pasi pashë performancën në takimet kualifikuese, mendoj se ata punojnë fort në mbrojtje. E parashikoj të vështirë sfidën e radhës”, ka thënë mbrojtësi i Japonisë Yuto Nagatomo.

Sfida do të luhet të dielën në orën 11 dhe një fitore do t’ua bënte më të lehtë aziatikëve kualifikimin. Ndërsa amerikano-qendrorët janë në kërkim të pikëve të para në Botëror.

Klan News