Një tifoz i vdekur pas ndeshjes Vasco De Gama – Flamengo.

Humbja 1 me 0 në derbin me Flamengon u përjetua keq nga tifozët e Vasco De Gamas në kampionatin brazilian. Në fund të takimit ata mësynë në fushën e lojës duke u përleshur me policinë.

Kaosi pushtoi stadiumin për një kohë të gjatë dhe përplasja me forcat e rendit i kushtoi jetën një tifozi vendas.

Ai është një 27-vjeçar i cili nuk i mbijetoi plagëve të marra në gjoks. Tifozi i Vasco De Gama u qëllua me armë zjarri pranë hyrjes 9 të stadiumit “Sao Januario”  sipas asaj që shkruajnë mediat braziliane.

Të tjerë tifozë u lënduan për shkaqe të ndryshme por janë jashtë rerzikut për jetën. Dy prej tyre u qëlluar me pistoletë në këmbë, ndërsa një i tretë u plagosur nga copat e xhamave. Ndërsa mbështetësit e Flamengos u lejuan të largohen  nga stadiumi vetëm kur gjithçka ishte qetësuar.

Tv Klan