Sistemi i videos në ndihmë të gjyqtarëve në futboll nisi përdorimin në Itali, por jo çdo gjë shkoi siç duhet në sfidën Napoli – Verona.

Elseid Hysaj u ndëshkua me të verdhin e dytë pas një dyluftimi në zonë ku u dha edhe një penallti në dëm të napolitanëve. Për specialistët e futbollit në Itali në këtë rast u gabua. Ish-gjyqtari Graziano Cesari mendon se në atë rast u gabua.

“Siç shikohet nga pamjet është futbollisti i Veronas që mban mbrojtësin e Napolit dhe më pas e shtyn duke rrëzuar në zonë. Një gabim i gjyqtarit ky dhe i sistemit video” – tha në emisionin Premium Arena.

Një vendim që penalizon mbrojtësin shqiptar dhe natyrisht skuadrën e Sarrit që nuk do të ketë në sfidën e radhës një nga lojtarët kryesor. Sipas Cesarit edhe një nga golat e Napolit ishte i parregullt, pasi Koulibaly shkakton faull ndaj kundërshtarit. Një nisje me polemika e përdorimit të kësaj teknologjie në futbollin italian./Tv Klan