Përjashtimi i Rusisë nga Lojërat Olimpike Dimërore 2018 për shkak të dopingut ka ngjallur reagime te forta.

Mediat vendase e kanë cilësuar diçka të paprecendentë dhe fyes këtë vendim të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Pa Rusinë nuk mund të shkohet përpara shkruhet në gazetën “Izvestia”, një e përditshme pro Kremlinit.

Megjithatë 22 sportistë rusë garues në Soçi, por që rezultuan pozitiv me doping janë ankuar në Gjykatën Sportive të Lozanës. Ata pretendojnë se janë përjashtuar pa të drejtë. Deri më tani 25 sportistë ruse pjesëmarrës në lojërat e Soçit janë skualifikuar për doping. Rastet e përsëritura kanë bërë që Rusia të mungojë edhe në aktivitet e atletikës apo peshëngritjes së fundi.

Pavarësisht përjashtimit, vendi që organizoi lojërat dimërore të 2014 mund të përfaqësohet ne Olimpiadën Dimërore të Koresë së Jugut vetëm me sportistë të cilët e provojnë që janë të pastër, të cilët do të garojnë me flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

/Tv Klan