Thuajse i gjithë territori është përfshirë të shtunën nga rreshjet e shiut dhe dëborës. Shiu i rrëmbyeshëm dhe era e fortë ka sjellë probleme kryesisht në qytetet bregdetare ku ka patur vonesa në ankorimin e trageteve.

Sinoptikanët thonë se kjo situatë do të vazhdojë edhe përgjatë të dielës, ku parashikohet që reshjet e dëborës të zbresin në zona që janë vetëm 400 metra mbi nivelin e detit.

E sa i takon temperaturave, ashtu siç ishte parashikuar edhe më herët, Janari do të shënojë ditë të ftohta deri në fund të tij.

Por sipas parashikimeve, edhe Shkurti, muaji i fundit i dimrit do të nisë me ditë të ftohta. Mëngjeset mund të shënojnë temperatura afër zeros, ndërsa mesdita do të jetë më e ngrohtë se një ditë dimri.

Tv Klan