Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në Mallakastër.

Burime paraprake të policisë bëjnë të ditur se rreth orës 10:45, në guroren që ndodhet në fshatin Kalenjë të Ballshit është përmbysur një kamion me targa AA 184 FK.

Mjeti drejtohej nga 52 – vjeçari me iniciale B.R, banues në Libofshë të Fierit, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti./tvklan.al