Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në aksin rrugor Milot – Rrubik, në vendin e quajtur Fang në Mirditës.

Një 45 – vjeçar me iniciale A. Sh ka humbur jetën, pasi makina me të cilën udhëtonte, një Peugeot me targa XA16DHL, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Bashkë me të, në automjet ndodhej edhe një tjetër person me iniciale V.K, i cili ka mbetur i lënduar. Pasi ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Rrëshenit, ai mësohet se është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Paraprakisht, sqaron policia, shkak për këtë ngjarje dyshohet të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara./tvklan.al