Drejtuesi i një makine ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident në afërsi të Mamurrasit.

Sipas policisë, 60- vjeçari ka humbur kontrollit dhe fillimisht është përplasur me një makine tjetër, pastaj ka përfunduar në kanal. Shoferi mori plagë të rënda dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumave në Tiranë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe policia po heton për sqarimin e plotë të saj.