Një kamion trajler i ngarkuar me konfeksione që udhëtonte drejt Tiranës, u përmbys rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në Rrugën e Kombit në afërsi të fshatit Kolsh në Kukës. Këto janë edhe pamjet e kamionit i kthyer përmbys në autostradë.

Drejtuesi i mjetit u plagos rëndë për shkak të plagëve të marra. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin e Kukësit, por nuk mundi të shpëtojë. 

Trafiku në këtë aks u bllokua për afro një orë. Është dashur ndërhyrja e policisë për të normalizuar situatën.

Nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti. Policia dyshon se shkak mund të ketë qenë shpejtësia e drejtuesit të mjetit gjatë një kthese. Hetuesit po vijojnë veprimet e tyre për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tv Klan