athina

Autoritetet greke po bëjnë bilancin e dëmeve që shkaktoi përmbytja e një dite më parë në Athinë dhe periferitë e saj.

Nga vërshimi i ujërave si pasojë e shiut të dendur u dëmtuan qindra automjete e biznese në të paktën 10 bashki në kryeqytetin grek si dhe ne zonën e Atikës dhe Nikeas.

Uji vërshoi në katet e para të shumë ndërtesave dhe supermarketeve, ndërsa mjaft persona mbetën te ëbllokuar për disa orë.

Fatmirësisht nuk pati  viktima, ndonëse ekipet e emergjencës morën më shumë se 850 telefonata nga banorë që ishin në vështirësi për shkak të nivelit të lartë të ujit.

Për të përballuar këtë situatë u angazhuan më shumë se 80 grupe të ekipeve të emergjencës.

250 deri në 300 automjete të parkuara në rrugë llogaritet të jenë dëmtuar, ndërsa pati probleme me mungesën e energjisë elektrike për shkak të rrëzimit të disa shtyllave dhe pemëve.

Një situatë e ngjashme me atë të vitit 2005, përveç faktit që përmbytja e dy ditëve të fundit erdhi vetëm pas 30 minutave shi.  Kryeministri Samaras i cili vizitoi zonat e prekura premtoi dëshmpërbilim të menjëhershëm për ato banesa dhe biznese që u dëmtuan nga përmbytjet, duke kërkuar nga Ministria e Financave të nisë që prej të hënës dsisbursimin e fondeve.

Tv Klan