rumaniNjë person ka humbur jetën dhe 3 të tjerë janë shpallur të zhdukur nga autoritetet rumune, për shkak të përmbytjeve si pasojë e shirave të dendur të stinës.

Banorët e disa qindra fshatra në jug-perëndim të vendit janë detyruar të evakuohen për këtë arsye, ndërsa dhjetëra shtëpi janë shkatërruar plotësisht.

Disa lumenj rreth 200 kilometra në perëndim të Bukureshtit dolën nga shtratet e tyre, duke prishur edhe barrierat e ndërtuara përgjatë tyre.

Të paktën 2 mijë anëtarë të forcave të rendit janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit, të ndihmuar edhe nga qindra zjarrëfikës.

Tv Klan