Stacioni i Trenit, Lagja 4, rruga pranë stadiumit, Shëtitorja “Taulantia” dhe qendra e qytetit u mbuluan nga uji në pak minuta.

Niveli i ujit arrinte deri në 20 centimetra.

Përmbytjet shkaktuan vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësoreve. 

Nuk shpëtuan nga përmbytjet as ish-Këneta, Spitalla apo zona e plazhit. 

Si zakonisht, shkak i përmbytjeve është mospërballimi i reshjeve nga sistemi i kanalizimit./ TV KLAN